
Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç, Mirditë, ka hyrë në ditën e 17-të, ndërsa kompania turke “Tete Albania” ende nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të tyre.
Pavarësisht mungesës së përgjigjes nga kompania, minatorët shprehen të vendosur të mos tërhiqen dhe të vijojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata paralajmërojnë se, nëse situata nuk zgjidhet, protesta mund të përshkallëzohet në ditët në vijim.Ndërkohë, të enjten, minatorët kanë paralajmëruar që protesta të zhvendoset në Tiranë, përpara Kuvendit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila është institucioni përgjegjës për marrëdhëniet e punës.Punonjësit e nëntokës kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës së tyre dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për përmirësimin e kushteve të punës dhe garantimin e të drejtave të tyre.






