
VLLAZNIA DO TË LUAJË DITËN E DIELË NDAJ TIRANËS, PRETENDOHET FINALJA. Federata Shqiptare e minifutbollit ka vendosur që Kupën e Shqipërisë ta zhvillojë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Kjo ka ardhur si rezultat i këmbënguljes së ekipit shkodranë që ndeshjet e play-off të kampionatit ti zhvillonte në Shkodër e siç duket vendosur që kupa të jetë tashmë në qytetin veriorë. Përsa i përket ndeshjes së ekipit kuqeblu, trajneri Ardit Behari thekson se takimi i parë do të jetë ndaj Tiranës. Kupa e Shqipërisë në minifutboll do të jetë një tjetër test për ekipin e Vllaznisë për të bëerë një paraqitje dinjitoze pse jo më pas të sjellë dhe vemendjen e duhur në financimin e tij për sezonin e ri.






