
Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me listat e PD në garë për zgjedhjet e 11 majit.
“Në listën e koalicionit janë djem vajza burra gra që kanë bërë një qendresë epike gjatë këtyre 4 viteve të narkoshtetit dhe jo vetëm, por dhe mafies më të rrezikshëm të planetit, asaj sorosiane, betejë për dinjitetin kombëtar dhe familjen e vlerat e saj.
Shqiptarët panë një garë mahnitëse, kandidatët nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze, apo Dubai, apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por nga vota.
Një listë e tillë kaq cilësore nuk është paraqitur kurrë para elektoratit shqiptar. Ndërkohë panë listën e SKAP-it, që të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën në listën e mbrojtur për shkakun e vetëm se kanë vjedhur së bashku me Ramën. Ata që nuk kanë vjedhura por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët”, tha ai.