Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qenë në Shkodër duke parë nga afër disa investime të bërë sëfundmi në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ministri Beqaj u shpreh se tashmë ka nisur implementimi i protezave për pacientët, një investim prej afro 100 milion lekësh të vjetër ku parashikohen rreth 60 proteza. Njëkohësisht ka nisur edhe funksionimi i kimio-terapisë që tashmë bëhet edhe në spitalin e ShkodrësMinistri Beqaj ka shfrytëzuar praninë e tij në Shkodër për të diskutuar mbi çështjen e Kodit Penal për mjekët, debat që vijon prej 3 muajshLidhur me mungesën e energjisë elektrike pak ditë më parë në spitalin rajonal të Shkodrës, ministri Beqaj u largua pa dhënë një përgjigje.