
Ideologjia socialiste nuk duhet të mbizotërojë në Shqipëri. Kjo ishte deklarata që bëri Andreë Rosindell, ministër britanik për marrëdhëniet me jashtë në Mbretërinë e bashkuar nga Shkodra. Ministri Rosindell i bëri thirrje votuesve shqiptarë të votojnë kësaj kundër kësaj ideologjie në zgjedhjet e 11 majit.
Rosindell foli edhe për marrëdhëniet me kryetarin e PD, Sali Berisha ndërsa tha se në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka evidence për shpalljen e tij non – grata.
Këto deklarata ministri britanik Andrew Rosindell I bëri nga muzeu “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” ndërkohë që më pas, zhvilloi një takim me kryesinë e Partisë Demokratike në Shkodër për t’i dhënë mbështetje në zgejdhjet parlamentare te 11 majit.