Pasi takoi shefen e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka firmosur peticionin për reformën në drejtësi.

Ministri Bushati zgjodhi Shkodrën për t’iu bashkuar nismës të shoqërisë civile ndërsa tha se kjo është një rrugë pa kthim për Shqipërinë Ministri Bushati zgjodhi të mos komentojë qëndrimin e liderit të opozitës Lulzim Basha për qeveri teknike edhe pas takimit që kreu i PD pati me Mogherinin. Ministri i Jashtëm foli edhe për takimet e tij në Greqi, situatën në Maqedoni ndërsa vlerësoi Ramusha Haradinaj për të cilin Franca nuk ka dhënë ende një vendim.