Me nismën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, 40 familje në vështirësi ekonomike patën mundësinë të përfitojnë ndihma ushqimore dhe dhurata me rastin e festave të fundvitit. Nisma u bë e mundur përmes bashkëpunimit të komunitetit Sant’Egidio dhe qendrës sociale “Mbretëresha e Paqes” në afërsi të Stacionit të Trenit në Shkodër.

Sipas përgjegjëses së Sant’Egidio, Xhoana Molla, familjet që janë përzgjedhur janë të një vështirësie të madhe ekonomike, sidomos ato të ardhura prej zonave malore.

Përveç ndihmave ushqimore për familjet në nevojë dhe vështirësi ekonomike, dhurata nga ministri Bushati përfituan edhe 40 fëmijë me rastin e këtyre festave. Qendra Sociale “Mbretëresha e Paqes” u përzgjodh për shpërndarjen e këtyre ndihmave pasi familjet që frekuentojnë shpesh herë këtë qendër kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme ekonomike për shkak të varfërisë.

Ideja kryesore e kësaj nisme humane është sensibilizimi dhe ofrimi i një darke normale për të varfëritë me rastin e festave.

Artikulli paraprakEKSPOZITA “QYTETËRIMI I URAVE” NË “PËRPJEKJE”
Artikulli tjetërTRAJNIM PËR ADMINISTRATORËT SHOQËROR