
Pas disa ditësh pasi humbi jetën Florenc Beqiri në Francë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shkuar për vizitë në familjen e 23-vjeçarit në Shkodër. Ministri i shprehu ngushëllimet familjes së Florencit dhe theksoi se janë në kontakt të pandërprerë me autoritet Franceze, ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme për të sjellë sa më parë trupin.
Ne dalje ministri tha se prokuroria e franceze ka nisur hetimet per rrethanat e vdekjes te se riut shqiptar.
I pyetur lidhur me kerkesen e protestuesve per shkarkimin ee ambasadorit shqiptar ne france , Bushati tha se nese ka pakujdesi do merren masa konkrete
Ka indicie nga ministria e brendshme vfranceze qe trupi i florencit ka shenja dhune, e megjithate ekspertiza mjeko logjore do e thote fjalen e fundit. Ministri i jashtem Ditmir Bushati theksoi se kjo ngjarje e rende sherben per te mesuar me shume mbi situaten ku ndodhen shtetasit tane jashte vendit qofte dhe ne burgjet e vendeve europiane.






