Ministri i Jashtem Ditmir Bushati se bashku me deputetin Paulin Sterkaj dhe kandidatin Pjeter Nika kane zhvilluar nje takim me banore te komunes Shale te Dukagjinit ne fshatin turistik te Thethit.

Krahas vleresimit per banoret e kesaj zone si per mikpritjen ashtu dhe per besen e tyre te trasheguar ne shekuj, Bushati pranoi dhe problemet qe kjo zone e thelle malore ka si ne infrastrukture, per te cilen premtoi qe shume shpejt rruga e re do shkoje deri ne Breg te Lumit.