Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati sfidoi gjatë një takimi me të rinjtë e FRESSH kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi

duke e ftuar publikisht në aktivitetin që do të jetë për rikonstruksionin e urës së vjetër të Bunës në fillimin e javës ndërsa shprehet se sa herë bashkia Shkodër të flejë gjumë qeveria do të jetë pranë shkodranëve.

Ministri Bushati i bën apel bashkisë Shkodër që të marrë në dorëzim impiantin e ujërave të zeza në Velipojë, një investim ky i BE në vlerën 15 mln euro. Përmes ironisë ministri Bushati bën një propozim për Tropojën dhe Shkodrën që të ndërrojnë kryetarët e bashkive.