Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njëkohësh i deleguari i PS në Shkodër për zgjedhjet e 2017-ës ka zgjedhur shkollën “Nikollë Zagoriani” në Velipojë për të uruar për mësuesit festën e 7-marsit.

Ministri mori pjesë në ceremoninë e daljes në pension të mësueses Luçe Daka e cila prej 39 vitesh shërbeu aty. Vetë mësuesja Daka që doli në pension shprehu emocionet e saj për këtë ditë të veçante. Ministri Bushati i pyetur për tentativën për të djegur muzeun e alfabetit të Manastirit në Maqedoni tha se nuk ende një qëndrim zyrtar derisa të njihet me çfarë ka ndodhur. Ministri i Jashtëm nuk u përgjigj as për situatën politike në Maqedoni duke kërkuar që këtë ditë t’ia kushtojë tërësisht mësuesve.

Artikulli paraprakRAMA THUMBON BASHËN: U KYÇ NË ÇADËR PËR T’I IKUR VETTINGUT
Artikulli tjetërRRANXA, MASKAT TRONDISIN FAMILJEN