Ministri i Jashtem Ditmir Bushati ka qene ne Shkoder duke zhvilluar nje vizite ne spitalin rajonal te Shkodres, pikerisht ne pediatri.

Ne prag festash ky institucion ka menduar te mos ngjaje me nje ambjent te cilit cdo femije i friksohet sic ehste spitali por te jete nje ambjent i zbukuruar me atmosfere te ngrohte ne kete fundvit festash. Ministri Bushati ka kaluar disa minuta me te vegjlit te cilet kane paraqitur probleme shendetsore dhe jane te shtruar ne pediatri.

Per to nuk kane munguar dhe dhuratat te cilet femijet i gezohen kaq shume dhe nuk i refuzojne asnjehere. Bushati jashte kamerave ka thene se kjo vizite i diktohet femijeve te Shkodres duke qene se eshte deputet i kesaj zone , ndersa ai ka nje vemendje te vecante per te vegjlit duke qene se ato jane ardhmja e kombit.

Me pas ai ka zhvilluar nje takim te mbyllur per disa minuta me jeket e pediatrise ku ka mesuar dhe rreth kushteve qe paraqet spitali, nevojave qe ato kane per te kryer nje sherbim sa me efikas dhe problematikat me te cilat hasen.

Artikulli paraprakTONIGHT – 26.12.2017
Artikulli tjetërBASHKIA MIRATON FONDIN PËR FAMILJEN BEQIRAJ