Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati fillon sot një vizitë pune në Washington D.C., ku do të marrë pjesë së bashku me homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë mbi bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë të organizuar në kuadër të Nismës “Future Europe” të Këshillit të Atlantikut.

Përgjatë 2 ditëve në Washigton, Ministri Bushati do të ketë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, me senatorë dhe kongresmenë, si edhe një takim me Dhomat e Tregtisë amerikane ku do të prezantojë mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik.

Artikulli paraprakRESHJET, EMERGJENCAT CIVILE: MUND TE KETË PËRMBYTJE
Artikulli tjetërBASHA TREGON PLANIN PËR TË FRENUAR NESËR PR/BUXHETIN E “PASTRIMIT TË PARAVE”