Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, do të mbërrijë sot në Tiranë për një vizitë 2-ditore, ku do të diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Roth do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të ketë një konferencë për shtyp nga Kryeministria rreth orës 18:30.

Roth vjen në Shqipëri pasi ndodhet aktualisht për vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut. Ministri shtetëror gjerman për Evropën Michael Roth para arritjes në Shkup tha se është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet e tij për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është evropiane, tani duhet të veprojmë vendosmërisht që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri”, shkroi në Twitter Michael Roth.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTI-COVID, KOMITETI TEKNIK I EKSPERTËVE MBLIDHET SOT
Artikulli tjetërORËT E PARA TË DITËS DO TË DOMINOHEN NGA KTHJELLIME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT