Ministri grek: Problemi i drogës quhet Shqipëri, kemi kapur 10 ton

 

Ministri grek i Rendit Publik, Nikos Toskas në një intervistë për stacionin radio ‘Real FM’ deklaroi se problemi kryesor i Greqisë përsa i përket trafikut të drogës është Shqipëria. E ndërsa e cilësoi si një fenomen shumë shqetësues rritjen e rasteve të trafikut, ai deklaroi se vetëm në gjashtë muajt e fundit kemi kapur rreth 10 ton kanabis që vinte nga Shqipëria. “Droga është një problem i madh, ndërsa problemi për këtë është Shqipëria, pasi vetëm në 6 muajt e fundit kemi kapur rreth 10 ton kanabis, që vinte nga kufiri me Shqipërinë. Situata është e papranueshme për një vend që dëshiron të quhet serioz, por që ka një problem të madh me kultivimin e drogës. Nga Shqipëria furnizohen trafikanët në Greqi dhe operacionet në muajt e fundit janë më të mëdha në kufi” deklaroi ai.

Artikulli paraprakDËNOHET BOSI I DROGËS QË FURNIZOHEJ NGA MAFIA SHQIPTARE
Artikulli tjetërGODITET NË FYTYRË KANDIDATJA E PARTISË REPUBLIKANE,BIE NË TOKË