Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka mikpritur sot Ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës, znj. Marie Bjerre, me të cilën ka diskutuar rreth konteksteve të reja gjeopolitike, sfidat e sigurisë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Vizita e Ministres Bjerre, sipas Ministrit Hasani, përkon dy ditë përpara Konferencës së Pestë Ndërqeveritare në Bruksel midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ku parashikohet të çelet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3, i cili lidhet me “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse” dhe përfshin 8 kapituj të tjerë që hapen.
“Ky hap përbën një tjetër fazë të rëndësishme në procesin tonë të negociatave për anëtarësim në BE – një proces në të cilin Shqipëria jo vetëm po ecën në rrugën e duhur, por po shpejton me siguri, duke i qëndruar edhe objektivit madhor: që brenda këtij viti çelim edhe grup-kapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027-të i përfundojmë negociatat duke pasur 2030-tën si pikën më të fundit kur Shqipëria ulet si e barabartë mes të barabartëve në tryezën e vlerave të Bashkimit Evropian”, u shpreh Z. Hasani.

Artikulli paraprakMBYLLET NUMËRIMI I VOTAVE! PS ME 53 EMRA TË RINJ NË PARLAMENT, PD ME “VETERANËT”
Artikulli tjetërRAMA PËR ORF: ANËTARËSIMI NË BE NJË MUNDËSI HISTORIKE