Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në mjediset e MEPJ përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Në fokus të bashkëbisedimit me to ka qenë diskutimi për Kapitullin 31 pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme – që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). Gjatë takimit, Ministri Hasani ka nënvizuar se duhet transparencë dhe llogaridhënie për hartimin gjithëpërfshirës të politikave.

“Shqipëria e ruan qartësinë dhe linjëzimin e saj gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit.”

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit të MEPJ për të thelluar bashkëpunimin me shoqërinë civile grupeve të interesit duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe hartim gjithëpërfshirës të politikave

Artikulli paraprakQËLLOI ME ARMË ZJARRI PISTOLETË NË FSHATIN THETH, KAPET DHE VIHET NË PRANGA 33-VJEÇARI
Artikulli tjetërVAU I DEJËS, AUTOMJETI PËRPLAS TË MITURIN 16 VJEÇAR