Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ftoi të rinjtë e të rejat, që përfundojnë maturën, të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë, gjatë një vizite që zhvilloi në ambjentet e këtij institucioni. I shoqëruar nga Rektori i AS-së, Ilirjan Mandro, ministri Hoxha pa nga afër masat e marra për vitin e ri akademik dhe për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të rinj.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hoxha bëri një ftesë publike për të rinjtë që t’i bashkohen kësaj Akademie tashmë të akredituar në sistemin e lartë universitar, duke theksuar se: “ndodhemi në zemrën e formimit profesional të Policisë së Shtetit, në Akademinë e Sigurisë, për të ndarë me ju një thirrje dhe një mundësi reale për të gjithë maturantët e këtij viti shkollor. Së bashku me Rektorin dhe stafin akademik, ju ftojmë të konsideroni një rrugë jetësore që mbart mision, dinjitet dhe përkushtim, rrugën për t’u bërë punonjës policie.
Shkolla e Policisë ofron një formim cilësor, modern dhe të përputhshëm me standardet europiane të sigurisë publike. Ajo nuk është thjesht një shkollë, por është një derë që hapet drejt një karriere të qëndrueshme në shërbim të vendit dhe qytetarëve, – u shpreh Hoxha.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË , NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DISA PERSONA PROCEDOHEN NË GJËNDJE TË LIRË
Artikulli tjetërRAMA NË SAMITIN E NATO-S NË HAGË