Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri në fjalën e tij në prezantimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë tha se edhe qeveria në Maqedoninë e Veriut ka nisur procedurat që edhe shqiptarët atje të mësojnë më të njëjtën abetare.

‘Do të kemi një abetare të përbashkët. Dita e sotme përbën edhe një ditë historike, ku njerëzimit i kujton nevojën për të bërë për komunitetin. Shqiptarët pikërisht sot promovojnë abetaren e përbashkët dhe vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë e Kosovës e Maqeodnisë së Veriut që ne po bjëmë ndaj popullit e për një arsim më cilësor. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë përkrahësit dhe mbështetësit më të mëdhenj për mijëra studentë nga trevat e tjera për tu arsimuar.

Abetarja që sot promovohet konfirmon për nevojën e futjes së kësaj abetarje për të gjithë nxënësit shqiptar kudo që janë. Dua të ndaj me ju se kemi filluar procedurat në vendin tonë dhe jam i bindur që edhe në do të përdorim të njëjtën abetare. Një ide që tani kemi hedhur hapa drejt normalizimit është platforma online ku mësuesit do të angazhohen me disa orë në javë për t’u ligjëruar fëmijëve në diasporë gjuhën amtare.’- tha Shaqiri.