Lista e PD për zgjedhjet e 25 qershorit ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në rradhët e demokratëve.

Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e Berishës, Besnik Mustafaj ka reaguar pas publikimit të listës së PD-së për zgjedhjet parlametare të 25 qershorit. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafaj thotë se lista e PD-së ka mungesa të mëdha dhe të papërligjuara. “Po shoh më në fund listen e Bashës për zgjedhjet e ardhshme. Mua më duket me mungesa të medha, të papërligjura. Daltë e hajrit!”, shprehet Besnik Mustafaj