Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të mbajë sot një takim me drejtues të ministrisë e strukturave të varësisë për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij.

Takimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 tek ministria dhe vjen 2 ditë pas marrjes së detyrës, më 15 korrik 2023 dhe në një reagim të parë premtoi një luftë sistematike kundër trafikimit të lëndëve narkotike në vend.

Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin që për 2 vite e gjysmë e kishte drejtuar Bledi Çuçi, i cili u shkarkua më 7 korrik 2023 nga Kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dhe Borizanë.

Artikulli paraprakULET NUMRI I NXËNËSVE PËR KLASË DHE SHTOHEN NËNDREJTORËT, MINISTRJA E ARSIMIT FIRMOS UDHËZIMIN E RI
Artikulli tjetërBALLA U JEP POROSITË STRUKTURAVE DREJTUESE TË POLICISË: KUSH DEPUTET NDËRHYN TEK PUNA JUAJ, ADRESOJENI TEK UNË