Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në vijim të turit të dëgjesave me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, zhvilloi takime në qarkun e Shkodrës.
Gjatë takimit në Shkodër, Kryetari i Bashkisë u shpreh se përmes bashkëpunimit të ngushtë mes pushtetit vendor dhe Ministrisë së Bujqësisë, mbështetja për fermerët do të jetë më e qëndrueshme dhe zinxhiri i suksesit është i garantuar.
Gjatë dëgjesës me fermerët, ministri Andis Salla theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë, si një mjet thelbësor për identifikimin e problematikave reale në terren dhe për ndërtimin e një skeme mbështetëse sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Ai nënvizoi se Skema Kombëtare 2026 do të bazohet në parime të qarta, transparente dhe të barabarta për të gjithë fermerët.
Turi i dëgjesave për Skemën Kombëtare 2026 do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit, me synimin që politikat mbështetëse të ndërtohen mbi kontributin e drejtpërdrejtë të fermerëve dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Artikulli paraprak‘BESOJ NË UDHËHEQJEN E TRUMP’, VJOSA OSMANI: BORDI I PAQES NUK ZËVENDËSON OKB-NË, DO NDIHMOJË VENDET TË ARRIJNË PAQEN
Artikulli tjetërLEZHA NË FOKUS TË MBROJTJES CIVILE EVROPIANE