Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ishte i ftuar sot në Komisionin e Ligjeve për të diskutuar mbi projektbuxhetin e vitit 2026 dhe fondin e parashikuar për këtë institucion.

Lamallari nuk paraqiti asnjë kërkesë shtesë për fondin duke thënë se buxheti i parashikuar prej 14.96 miliardë lekësh, mbulon të gjitha objektivat dhe nevojat e institucionit. Ndër të tjera, Lamallari tha se për herë të parë në vend do të ndërtohet instituti për të miturit.

“Buxheti i Ministrisë prej 14.96 miliardë lekësh adreson plotëson nevojat që ne jemi. Prioritete janë ato që lidhen me sistemin e burgjeve. Kemi disa projekte të reja me rikonstruksion dhe ngritje të godinave t ë reja për burgjet. Fokus ka qenë dhe rehabilitim-integrimit, kthimi i kompensimit të pronave, përmbarimi gjyqësor, ndihma juridike falas ku rreth 5000 qytetare do të përfitojnë nga ky mekanizëm në pamundësi financiare, mjekësia ligjore, instituti për të miturit, i cili ndërtohet si godinë për herë të parë, dhe është risi si për vendin ashtu dhe për rajonin”, tha Lamallari.

Artikulli paraprakSPIROPALI TAKIM ME 27 AMBASADORËT SHQIPTARË NË VENDET E BE
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, DISA PERSONA TË PROCEDUAR PENALISHT