Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka folur për situatën në Afgnistan përmes një deklarate për mediat. Di Maio u shpreh se të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për të arritur sigurinë ndërkombëtare dhe se Afganistani nuk mund të kthehet në një terren për terrorizmin.

“Ne duhet të punojmë së bashku në mënyrë që Afganistani të mos bëhet përsëri një terren ushqyes për terrorizmin dhe një kërcënim për sigurinë e bashkësisë ndërkombëtare. Ne duhet të punojmë me të gjitha palët përfshirë këtu aktorët kryesor dhe ato rajonalë të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim me ne”, tha Di Maio.

Artikulli paraprakNIS SOT PELEGRINAZHI NË MALIN E TOMORRIT, RAMA NXJERR PAMJET E RRUGËS SË RE PËR TË URUAR FUNDJAVË TË MBARË
Artikulli tjetërCOVID-19, INSTITUTI GJERMAN: KOSOVA DHE MAQEDONIA E VERIUT ZONA ME RREZIK TË LARTË