Në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm turk, Turqisë Mevlut Cavusoglu, bëri me dije se janë nënshkruar tre marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe njohja e ndërsjellët e patentave.

“Të vlerësojmë mbështetjen e Turqisë, për Kosovën, për përpjekjen në organizatat ndërkombëtare. Dua të risjell në mendje edhe faktin që Shqipëria kryeson OSBE, të bashkëpunimit të Europës Juglindore, të rëndësishme në bashkëpunimin rajonal. Turqia është një nga aleatët më të vyer në NATO, prej shumë vitesh ushtarakët tonë kanë shërbyer krah për krah në Afganistan për sigurinë në atë vend.

Turqia një ndër kontribuesit kryesor në KFOR, për më shumë se 20 vite. Njohim kontributin e Turqisë, që ka mbajtur barrën e milionave refugjatë sirianë. Kontribut i rëndësishëm i sigurisë Europiane.

Kemi nënshkruar 3 dokumente, memorandumi i mirëkuptimit për shkëmbim të diplomatëve, mundësi për shkëmbim të përvojave. Së dyti, deklarata e përbashkët me qëllim luftën kundër terrorizmit dhe së treti për njohjen e ndërsjellë të patentave”, tha Cakaj.

Ministri i jashtëm turk, Cavusoglu ka zbuluar disa detaje nga takimi me homologun, Gent Cakaj, ku një nga më të rëndësishme, sipas tij ishte paralajmërimi për kërcënimin nga organizata FETO.

“Turqia investitori më i madh në Shqipëri. Shumë firma tona kanë bërë investime të rëndësishme në Shqipëri. Shpjegova disa probleme që përballen punonjësit tonë. Të marrin datën e hapjes së negociatave. FETO nuk është e rrezikshme vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku ajo ndodhet.

Është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet e disa vendeve. I kemi shpjeguar edhe rrezikun që ato paraqesin. Nuk kam shifra të sakta, por ka me qindra që presim të kthehen. Ne nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë një portë sigurie për FETO-n.

Ne mendojmë që prania e FETO-s është një rrezik dhe kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë, e falënderojmë çfarë ka bërë, por e dimë që nuk është e lehtë.Vizitë përgatitore, për vizitën e presidentit tonë”, tha Cavusoglu.

Artikulli paraprakPËRFUNDON TAKIMI ME SORECËN, BASHA: KÇK U KRIJUA NGA KRIZA E QEVERISË RAMA, JEMI PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Artikulli tjetërLLESHAJ INTERPELANCË PËR RENDIN DHE SIGURINË: PARAMETRAT MË TË MIRA NË 30 VITET E FUNDIT