Ministri i punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë së Jashtme turke, theksohet se në fokus të vizitës në Tiranë të shefit të diplomacisë turke do të jenë marrëdhëniet vëllazërore me Shqipërine, si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndarja e eksperiencave mbi proceset integruese në BE, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kjo nuk është vizita e parë zyrtare që ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu, zhvillon në vendin tonë. Në tetor të vitit 2018, shefi i diplomacisë turke gjithashtu vizitoi Shqipërinë, duke u takuar me zyrtarët më të lartë në vend.