Ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, gjatë një interviste për u shpreh se nuk ka një kërkesë nga autoritetet italiane, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, për ekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge.

Teksa opozita akuzon Fatmir Xhafajn se ka penguar ekstradimin e vëllait të tij, duke manipuluar edhe Kodin e Procedurës Penale, përfaqësuesi i PD, Gazmend Bardhi, thotë se nuk ekziston një kërkesë e tillë.

Sipas tij, nuk mund të ketë kërkesë për ekstradimin e Agron Xhafaj, për sa kohë Policia Shqiptare nuk ka njoftuar autoritetet italiane, se ky person i dënuar ndodhej në Shqipëri.

Ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, përfaqësues i PD, shprehet se Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar, nuk përputhet me Konventën Evropiane të Ekstradimeve

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS ARRESTON 37-VJEÇARIN E ARRATISUR NGA BURGU NË ITALI
Artikulli tjetërMETA: SHQIPËRIA GJITHMONË DO TI JETË MIRËNJOHËSE SHBA-VE