Variantet e reja të COVID-19 përbëjnë një kërcënim të ri për sa i përket pandemisë. Sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, 25% të infektimeve në Francë nga COVID-19 janë nga varianti britanik.

“Shkencëtarët kanë frikë se do të nis një pandemi e re nëse varianti britanik i COVID-19 ‘pushton’ gjithë botën.’, tha ministri francez.

Ai gjatë një konference për shtyp, përmendi edhe variantin brazilian dhe atë të Afrikës së Jugut, duke thënë se ato përbëjnë 4% dhe 5% të rasteve të infektimeve nga COVID-19, pra janë më pak të përhapura në territorin francez.

Në kontrast me vendet fqinje Franca nuk ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID për shmangien e përhapjes së varianteve të reja që prej 15 dhjetorit.

Aktualisht numri i infektimeve nga virusi ka shkuar 3,406,685, ndërkohë që ai i viktimave është 80,803 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Në Francë për vaksinimin e popullsisë po përdoren 3 lloje vaksinash te ndryshme, Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.