Ministri Lleshaj në Shkodër, takim për luften ndaj kultivimit të kanabisit. Minsitri Lleshaj pas takimit me drejtues e policisë vendore Shkodër deklaroi për mediat se po bëhet maksimumi që paratë e drogës të mos përdoren nga krimi në fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Ministri Lleshaj tha se këtë vit është sekuestruar sasi më e madhe droge se sa vitin e kaluar dhe këtë e tregojnë edhe shifrat. Në Itali droga e kapur nga autoritetet italiane është shumë më pak se me përpara. Ministri Lleshaj tha se drejtuesit e policisë nuk kanë dijeni se ku mund të ketë patur parcela me kanabis.