Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk e ka quajtur një dështim punën e Operacionit Forca e Ligjit pavarësisht se SPAK vetëm herë e fundit ka kthyer mbrapsht 48 sekuestro pasurie të vendosura nga OFL ndaj elementëve të dyshuar kriminal.

Ministri Lleshaj shprehet se OFL nuk do të ndalet për të goditur pasuritë e ndërtuara nga krimi ndërsa thotë se qëllimi i policisë nuk është për të bërë gjueti shtrigash por për të goditur krimin

Ministri Lleshaj bëri vizitë në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër ndërsa tha se me hapjen e kufijve me Malin e Zi një shqetësim për policinë mbetet lëvizja e paligjshme e emigrantëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj qëndroi dy ditë me radhë në Shkodër duke zhvilluar një ditë më parë një takim për turizimin, mjedisin dhe kanabisin në plazhin e Velipojës ndërsa në ditën e dytë vizitoi doganën e Hanit të Hotit.