Ministri i bujqësisë Edmond Panariti inspektoi punimet e kryera në argjinaturën e lumit Buna në zonën e Shirgjit në njësinë administrative Dajç të bashkisë Shkodër, një financim i qeverisë shqiptare. Kjo ndërhyrje tha ministri bëhet për të mbrojtur tokat bujqësore nga përmbytjet. Ministri Panariti pranoi se këto investime nuk janë të mjaftueshme për ta shpëtuar Shkodrën njëherë e mirë nga përmbytjet.

Duke folur edhe për hidrovoret shqetësuese mbetet mungesa e një linje të dytë për furnizimin me energji elektrike dhe po shihen disa mundësi. Investimi në argjinaturën e Shirgjit kap vlerën e 33 milion lekëve me një gjatësi prej 200 metër për të mbrojtur zonat përreth në mënyrë që të mos përsëriten përmbytjet e vitit 2010.