
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti erdhi në Shkodër për të parë një prej përfituesve të projektit SARED i cili ka investuar në ndërtimin e një baxhoje në fshatin Barbullush të njësisë Bushat.
Ministri Panariti e quajti një model suksesi dhe tha se projekti SARED ofron 13 milion euro për fermerët e qarkut të Shkodrës. Të gatshme janë edhe 19 projekte të tjera në Shkodër që kanë përfituar mbështetje financiare nga projekti SARED. Këto investime do të shërbejnë si një themel i qëndrueshëm për të punuar më tej për marrjen e Çertifikatës ISO dhe për të krijuar mundësi për eksportimin e këtyre produkteve. Ministri Panariti në fund shijoi edhe produketet e zonës.


