
Sot, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako, inspektuam nga hidrocentrali i Vaut të Dejës masat e marra për përballimin e reshjeve të ditëve në vijim.
– Po garantojmë bashkërendim maksimal mes strukturave qendrore, vendore dhe emergjencave civile;
– Monitorim i vazhdueshëm i prurjeve dhe niveleve në kaskadën e Drinit;
– Ndërkohë, ekipet e Bashkisë Shkodër po punojnë intensivisht në qytet për pastrimin e kanaleve, trotuareve dhe rrugëve, duke rritur kapacitetet e drenazhimit dhe minimizuar riskun e problemeve.
Puna e përbashkët dhe reagimi në kohë reale janë thelbësore për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Shkodrës dhe mbarëvajtjen e situatës në ditët që vijnë.
Nga hidrocentrali i Vaut të Dejës me ekipin e pushtetit qëndror, vendor, emergjencave civile dhe çdo strukture të angazhuar në parandalimin dhe përballimin e situatës së reshjeve që prekin qarkun e #Shkodrës dhe Shqipërinë në ditët në vijim.






