Disa ditë më parë Minisistria e Arsimit ka zhvilluar një takim më përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë për të diskutuar në lidhje me peticionin e bërë për rritjen e pagave të punonjësve të univeriteteve. Petër Saraçi kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Universitetit të Shkodrës shprehet se edhe pas këtij takimi sërish sindikata nuk lëviz nga kërkesat e saj nese ato nuk do të plotësohen do të ketë bojkot të vitit të ri akademik.

Ministria e arsimit ka marr në shqyrtim kërkesat e tyre është premtuar që do të realizohen por puna ka nisur vetëm për 3 nga 9 që janë në total thekson Saraçi.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë përveç bojkotit ka paralajmëruar të tjera protesta në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.