Ministria e Ekonomisë: Kompanitë ajrore abuzojnë me çmimet e biletave

Kompanitë e fluturimeve abuzojnë jo vetëm përmes çmimeve shumë të larta, por edhe duke reklamuar nëpër faqe zyrtare bileta disa herë më të lira nga sa janë realisht. Qëllon shpesh që në faqet zyrtare udhëtimet drejt Italisë të reklamohen me çmime 30 euro, por që dyfishohen apo trefishohen në sportelet e shoqërive. Drejtoresha e Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Ekonomisë Klotilda Neziri thotë se është një praktikë e ndaluar tregtare dhe konsumatorët duhet të dinë si të përballen me kompanitë në këto raste. Konsumatorët shqiptarë përballen prej vitesh me ccmime abuzive nga ana e shoqërive të fluturimit. Çmimet e operatorëve shqiptarë janë së paku dy herë më të larta nga ato të kompanive të fluturimit në vendet fqinje. Ndërsa destinacionet drejt Italisë nga Shqipëria janë rreth 130 euro, nga Shkupi e Prishtina gjenden edhe me 45, deri dhe me 39 euro.

Artikulli paraprakAKSIDENT I FRIKSHEM ME MOTORÇIKLETA
Artikulli tjetërKOMUNIKIMI I JAVES :RREGJISTRIMI NE UNIVERSITETE,RAMA:OPOZITA NUK DHA ASNJE PROPOZIM