Pas nje vendimi te Ministrise se Mbrojtjes, Kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha u shpallën këtë mbrëmje Dëshmorë të Atdheut.

Lajmin e bën të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili shprehet se vendimi u mor nga Komisioni përkatës shtetëror me kryetar ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Dy pilotët humbën jetën këtë të mërkurë pasi helikopteri i Forcave të Armatosura me të cilin ata po fluturonin për një stërvitje të programuar për operacionet e kërkim shpëtimit, u rrëzua në rrethana ende të paqarta në Liqenin e Shkodrës. Dy ushtarakët që pilotonin helikopterin humbën jetën, ndërsa ushtari profesionist Gerald Baramuça mundi të shpëtojë, ku tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakNGJARJA NË MALËSI TË MADHE, KRYEMINISTRI RAMA MESAZH NGUSHËLLIMI
Artikulli tjetërRREZIMI I HELIKOPTERIT, VIJNE TE TJERA DESHMI NGA BANORET