Mbi 132 mijë nxënës janë depistuar për problematika dentare në shkollat shqiptare. Mbi 102 mijë të tjerë për probleme të shikimit.

Depistimi është kryer për vitin shkollor 2024-2025, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton zbulim të hershëm dhe rritje të shëndetshëm të fëmijëve.

“Programi Kombëtar i Depistimit të Shikimit dhe Depistimit Dentar u siguron fëmijëve shërbime shëndetësore parandaluese brenda ambienteve shkollore”, thotë ndër të tjera Ministria e Shëndetësisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRDITËSIMI MBI SITUATËN NË TERRITORIN E QARKUT SHKODËR
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NË MOSHËN 40-VJEÇARE KËNGËTARI I NJOHUR, SHPAT KASAPI