Mbrojtja e fëmijëve në Shqipëri është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se për herë të parë po hartohet një projektligj për familjet kujdestare, një hap që garanton se asnjë fëmijë nuk mbetet pa kujdes.

Projektligj, i propozuar nga kjo ministri mbron të drejtat e fëmijëve pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë, duke i vendosur ata në një mjedis familjar të sigurt, mbështetës dhe gjithëpërfshirës, gjithmonë në përputhje me parimin e interesit më të lartë të fëmijës.
Ligji pritet të modernizojë të gjithë sistemin e kujdesit për fëmijët që nuk mund të rriten me prindërit e tyre, duke vendosur standarde të reja në garantimin e interesit më të lartë të fëmijës dhe ndërtimin e një modeli funksional të kujdestarisë profesionale

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E VULLNETARIZMIT, BEGAJ: SHTYLLA MORALE QË MBAN GJALLË ANGAZHIMIN VULLNETAR SOCIAL DHE SOLIDARITETIN
Artikulli tjetër5 DHJETOR, DITA BOTËRORE E TOKËS