Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler është shprehur se për aq koha sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të integruara, BE nuk është e plotë, teksa ka vlerësuar zgjedhjet e 25 prillit.

“Urime për zgjedhjet e 25 prillit. Jemi angazhuar dhe Austria po mbështet 5 projekte në shtetin e së drejtës. Shteti i së drejtës janë vlera thelbësore të Unionit tonë dhe për aq koha sa vendet e Ballkanit nuk janë pjesë e BE, ky projekt nuk është i plotë.

Ju jeni të rrethuar nga anëtarë të BE dhe meritoni perspektivën atje dhe ne po luftojmë për këtë. Nga dita e parë kam avokatuar për nisjen e kësaj konference dhe kjo ka qenë para pandemisë, që atëherë kam menduar që duhet të përfshihen këto vende në këtë

konferencë se po flasim për të ardhmen e BE, Shqipëria dhe Ballkani duhet të përfshihet të dielën, në 9 maj për ditën e Europën dhe të jetë kjo një ogur i mirë”, tha Edtstadler.

Artikulli paraprakRAPORTI I EUROPOL: SHQIPËRIA, BURIM KRYESOR I KANABISIT NË BE! SHQIPTARËT PO MBUSHIN ME HASHASH NDËRTESAT E QETA TË BARCELONËS
Artikulli tjetërMERKEL: SHBA PARTNERI MË I RËNDËSISHËM I EVROPËS, MARRËDHËNIET MES NESH JANË KTHYER ME ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT AMERIKAN BIDEN