Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi deklaroi se banorët e përmbytur të NënShkodrës do të duhet që të dëmshpërblehen nga ana e bashkisë Shkodër përmes fondit 4% të emergjencave civile duke shuar shpresat për një dëshmpërblim nga ana e qeverisë shqiptare.

Ministrja Ekonomi thotë se qeveria shqiptare i ka dhënë mundësi bashkive përmes buxhetit qëndror që të përfshijnë edhe paratë në masën 4% për emergjencat civile.

Ndryshe nga ministrja Ekonomi kryeministri Rama pak kohë më parë deklaroi se banorët e përmbytur të NënShkodrës do të dëmshpërblehen por pas tërheqjes së ujit në zonat e përmbytura kjo deklaratë e ministres tregon se fatura e dëmeve do t’i mbetet bashkisë Shkodër.