Ministrja shqiptare e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj ndodhet sot në Romë për një vizitë zyrtare pune dy ditore.

Ajo do të takohet me homologun e saj italian z. Andrea Orlandi si dhe do të zhvillojë disa takime të larta institucionale. Konsolidimi i bashkëpunimit gjyqësor mes Shqipërisë e Italisë me një referim të vecantë ndaj luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar e trafiqeve ilegale do të jenë në qëndër të axhendës së kësaj vizite.

Kjo është vizita e parë institucionale që Ministrja Gjonaj zhvillon në Itali. Ministri italian i Drejtësisë Andrea Oralndo ka vizituar Tiranën më 18 dhjetor të 2015 i shoqëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit italian z. Franco Roberti. Ora News do të ndjekë nga afër vizitën e ministres shqiptare të Drejtësisë në Romë. Gjatë ditës pritet të zbardhet axhenda e takimeve mes dy vendeve.