Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj vizitoi burgun e sigurisë së lartë në Drenovë. Në takim me strukturat drejtuese ku i pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Cuko, Ministrja e Drejtësisë vuri theksin tek reforma, e cila do të sjellë rritjen e profesionalizimit të stafit policor.

“Kjo reformë do të fillojë me një vetting të figurës së stafit, për të vijuar më pas me vlerësimin profesional për secilin prej tyre” tha ajo. Ministrja Gjonaj vizitoi nga afër ambientet e brendshme të këtij institucioni, ambientet e gatimit si dhe ambientet e spitalit ku u takua me personelin civil që punonte aty.

Gjithashtu ministrja zhvilloi disa takime në dhomat e të miturve të paraburgosur, duke pasur një bashkëbisedim me secilin prej tyre.