Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e mbajtur ditën e sotme në panelin e Kongresit të PS, foli për situatën energjetike në vend, krizën energjetike që e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe ambicien e Shqipërisë për ta prodhuar vetë energjinë që i nevojitet.

 “Në të ardhmen Shqipëria do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tij për energji dhe madje do të behet edhe eksportues i kësaj energjie. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet brenda disa muajve apo një viti, pasi është një projekt që kërkon kohë dhe investim.” u shpreh Balluku.

Artikulli paraprakMINISTRJA E EKONOMISË: PAKETA SOCIALE, PROVË SE MBROJMË MË TË DOBËTIT
Artikulli tjetërKIEV: KEMI VRARË MBI 19 MIJË USHTARË RUSË