Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e hetimeve për skandalin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike që përdoret për të dënuarit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi sot se Ministria e Drejtësisë e ka ankimuar vendimin pasi ka bindje për ekzistencën e provave.

Deklaratën Gjonaj e bëri në Korçë, teksa inspektoi zyrat në varësi të Ministrisë së Drejtësisë në Korçë dhe Pogradec. Në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët janë vizitat dhe inspektimet për të parë nga afër mënyrën e shërbimit ndaj qytetarëve. Qëllimi është t’ju garantojmë shërbim efikas dhe të shpejtë ndaj qytetarëve dhe të jepet sipas kërkesave. Për këtë qëllim ne kemi marrë masa për rekrutimin mbi procedura transparente.

Nga ana tjetër do të merren masa për shkarkimin e atyre punonjsve që nuk ju ofrojnë shërbim në kohë qytetarëve.

Artikulli paraprakGJYKATA DËNON ME 5 VITE BURG VRASËSIN E AGIM ARAPIT
Artikulli tjetërKAFSHON POLICIN DHE KËRCËNON KARABINIERËT, SHQIPTARI I DEHUR ARRESTOHET