Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka postuar disa momente nga ceremonia e betimit në Presidencë. Ajo theksoi se ndihet e motivuar dhe e ndërtuar që të kontribuoj në rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të sportit.

Ajo shkruan se: “Jam shumë e nderuar dhe e motivuar të vazhdoj kontributin tim duke shërbyer si Ministre e Arsimit dhe Sportit në këtë mandat të ri, për të vazhduar reformat e nisura dhe për të ndërmarrë politika e nisma të reja, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të sportit”.

Ndër të tjera, ministrja Kushi shprehet “Thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama dhe besimplotë që të gjithë së bashku do të bëjmë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët”.