Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, jep njoftimin e rëndësishëm për fillimin e vitit shkollor 2021-2022.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të

jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”, tha ministrja.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA “NË FLAKË” NGA VERIU NË JUG, MINISTRIA E MBROJTJES: JA ZONAT MË PROBLEMATIKE, PRITET NDËHYRJA NGA AJRI NË FUSHË ARRËZ
Artikulli tjetërRRITJA E RASTEVE, MALI I ZI ASHPERSON MASAT PER KALIMIN NE KUFI