E rëndë, minorenët përdhunojnë dy fëmijë 6 vjeç në oborrin e shkollës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë fundjavës, ku dy djem në moshë të mitur kanë përdhunuar dy fëmijë të vegjël. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 tetori”, në periferi të qytetit të Vlorës, ku shtetasi F.N 14 vjeç dhe shoku i tij V.R 11 vjeç, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6-vjeçarë. Ka qenë pasditja e së shtunës (3 dhjetor 2016), kur fëmijët po luanin me njëri-tjetrin në ambientet e oborrit të shkollës të kësaj lagjeje, pasi ishte ditë pushimi. Pasi kanë mbaruar lojën, djali më i madh në moshë, 14-vjeçari, ka kapur me dhunë dy fëmijët 6- vjeçarë që ndodheshin pranë tyre. Në ndihmë të tij ka shkuar edhe shoku më i vogël, 11-vjeçari me inicialet V.R. Pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të vegjëlve dhe kanë realizuar përdhunimin e tyre, dy djemtë më të rritur janë larguar me vrap për në lagjen e tyre. Ndërkohë, dy fëmijët kanë shkuar në shtëpi duke qarë dhe kanë arritur të tregojnë se çfarë u ka ngjarë. Të alarmuar, prindërit menjëherë kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Vlorës. Kjo e fundit ka bërë shoqërimin e dy të miturve në ambientet e komisariatit të Vlorës. Pasi i ka marrë në pyetje ka bërë arrestimin e 14-vjeçarit F.N, ndërsa për 11-vjeçarin, çështja e tij i është lënë Gjykatës së Vlorës për të mitur që të vendosë për të. Mësohet se dy djemtë, autorë të përdhunimit të të miturve, janë banorë të qytetit të Vlorës dhe jetojnë në lagjen “Partizani”. Njoftimi i policisë Më datë 03.12.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi F.N, vjeç 14, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen ”15 Tetori”, në bashkëpunim me shtetasin V.R, vjeç 11, banues në Vlorë, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me dy shtetas të mitur, vjeç 6, banues në Vlorë. Nenet 100 e 25 të Kodit Pena.lEkspertiza mjeko-ligjore ndaj dy fëmijëve 6-vjeçarë ka konfirmuar se të miturit nuk janë përdhunuar, por ngjarja ka mbetur në tentativë. Sipas mjekëve, fëmijët nuk kanë asnjë problem.