Pasditen e së dieles dy ekipet kampione të Shqipërisë dhe Kosovës në futboll për femra, pikërisht Vllaznia dhe Mitrovica kanë vendosur të zhvillojnë një ndeshje miqësore për të parë dhe testuar veten në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve që do të zhvillohen në fillimin e muajit të ardhshëm.Ndeshja miqësore është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” dhe në fund të saj, Vllaznia ka fituar me rezultatin 3-1.

Në fillim ka qenë sulmuesja amerikane Amanda Doyle ajo që ka zhbllokuar rezultatin me një goditje të fortë ndërsa më pas ka qenë rradha e Megi Doçit për të shënuar edhe golin e dytë.Pjesa e parë kësisoj është mbyllur me rezultatin 2-0 për ekipin e Vllaznisë. Në fillimin e së dytës ka qenë Mitrovica që ka shënuar duke ngushtuar shifrat. Por në minutat e fundit, kanë qenë sërish vajzat shkodrane që kanë shënuar edhe golin e tretë me ane te mbrojteses amerikane Cassidy Blanchard.

Vllaznia me përforcimet e bëra së fundmi tregoi edhe në miqësoren e sotme se ka bërë një skuadër më solide dhe jo më kot synon kualifikimin në Champions League.

Artikulli paraprakSHKODËR, “DETYRIM PARAQITJE” PËR 2 INSPEKTORËT E BASHKISË
Artikulli tjetërFINALJA E EDICIONIT TË KATËRT “VOLEJ-POJA BEACH TROPHY”