Të shtunën në fushën sportive “Reshit Rusi” në orën 14 do të zhvillohet ndeshja miqësore ndaj ekipit të parë Vllaznia dhe ekipit të dytë Vllaznia B.

Kjo ndeshje është ideuar që të shihet gjendja aktuale e të dy ekipeve si edhe gjetjen e elementëve të rinj që mund të shërbejnë në të ardhmen ekipit të Vllanzisë. Në fakt në stërvitje ekipit kuqeblu i janë bashkuar dy futbollistët Senad Hysenaj nga ekipi i U-19 si edhe Arsen Hjadari nga Vllaznia B ku mbase në të ardhmen do të mund të jenë pjesë e kësaj skaudre nësë bindin trajnerin Gjoka dhe stafin teknik. Ky bashkëpunim id y ekipeve shihet si mjaft frytëdhënës ku futbollistët të cilët nuk luajnë tek ekipi i parë do të mund të kalojnë tek ekipi i Vllaznia B.

Duhet thënë se bashkëpunimi në mes dy stafeve është shumë i mirë dhe për këtë arsye në ndeshjet e ardhshme mund të ketë edhe më shumë shkëmbime lojtarësh në mes dy ekipeve. Pavarësisht kësaj ekipi kuqeblu do të bëjë pushim vetëm ditën e dielë pas miqësores me Vllazninë B dhe do ti rikthehet sërisht stërvitjes me dy seanca në ditë. Kjo gjë është bërë me qëllim rritjen e parametrave fizik të lojtarëve për në ndeshjen ndaj Lushnjes kjo gjë bëhet e ditur me anë të faqes zyrtare të kuqebluve.

Vllaznia – Lushnja mendohet se do të luhet në Shkodër por akoma nuk ka një vendim zyrtarë përsa i përket stadiumit “Loro Boriçi” nëse do të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës apo jo.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERDICA: NDAJ TIRANËS IMPENJIM MAKSIMAL
Artikulli tjetërGJYKATA LIRON GRUPIN E HEROINËS NË SHKODËR