
Veteranët e Vllaznisë janë ndeshur me ato të Real Valladolid në stadiumin “Loro Boriçi”. Të pranishmit në stadium panë duke luajtur sërish disa prej emrave të njohur të Vllaznisë, si Avenir Dani, Hysen Zmijani, Fatbardh Jera, Nikolin Thana, Kujtim Shaba, Rudi Vata, Vioresin Sinani, Armando Cungu, Suad Lici, Safet Osja, Auron Miloti, Altin Xhahysa, Ndriçim Shtubina, Asim Gjokoviç dhe Saimir Patushi. Ndërkohë që, trajner i këtij ekipit në këtë ndeshje ishte Hysen Dedja.
Sa i takon ndeshjes, veteranët spanjollë ishin dukshëm më të qartë në fushë sesa shkodranët dhe si rrjedhojë fituan me rezultatin 2-0. Pjesë e Real Valladolid ishte edhe ish-mesfushori i Kombëtares, Valdet Rama.
Ndeshje të tilla veteranësh pritet të zhvillohen në të ardhmen sërish në Shkodër, pasi këto sfida dhurojnë emocione për të pranishmit në stadium.